Kryeministrja Jacinda Ardern: Protesta nuk përfaqëson pjesën dërrmuese të qytetarëve
Më shumë se 3000 njerëz në Zelandën e Re protestuan kundër kufizimeve të qeverisë të vendosura për të luftuar pandeminë e koronavirusit.
Qytetarë të shumtë u mblodhën në qendrën e kryeqytetit dhe marshuan në shenjë proteste ndaj politikës së qeverisë në luftën kundër Covid-19.
Protestuesit thanë se nuk ndihen të lirë për shkak të vaksinimit të detyruar të qeverisë dhe kufizimeve të tjera.Një numër i madh motoçiklistësh iu bashkuan protestuesve.
Qytetarët mbushën rrugët kryesore dhe më pas duke mbajtur pankarta e flamuj mbajtën një marsh protestues deri në parlament.
Që protestat të përfundonin pa incidente janë angazhuar një numër i konsiderueshëm si masë sigurie.
Duke folur për gazetarët brenda parlamentit, Kryeministrja Jacinda Ardern tha se protesta nuk përfaqësonte pjesën dërrmuese të qytetarëve.
Por Kryeministrja është përballur me presione politike në rritje në mënyrë që të lehtësohen masat përpara festave të Krishtlindjeve.
Zelanda e Re ka ende ndër rastet më të ulëta të Covid-19 në botë me më pak se 8,000 raste të raportuara deri më tani dhe 32 humbje jete.
Klan News