Në programin “Kampionët” në Tv Klan pati edhe një sfidë e përgatitur posaçërisht për Gent Laskun dhe Eneda Tarifën. Përmes disa pyetjeve, çifti duhet të tregonte sa mirë e njohin njëri-tjetrin. Jo vetëm që ia dolën, por nuk munguan as deklaratat që dëshmuan dashurinë e bukur të çiftit.
Marina Vjollca: Cili ka qenë ekipi i fundit që ka luajtur si basketbollist Gent Lasku?
Eneda Tarifa: Zemra ime, më ndihmo! Partizani! E di pse? Një bluzë që e vesh unë tani është më e re se të tjerat, vetëm prej kësaj.
Gent Lasku: Nuk e prita.
Marina Vjollca: Genti ka nisur prezantimin pikërisht me “Euro Zone”, të përgëzoj për këtë iniciativë. Eneda, e ke këshilluar ndonjë gjë Gentin?
Eneda Tarifa: Jo në fakt, kam dashur t’i mësojë gjërat vetë, t’i prekë vetë.
Marina Vjollca: Si prezantues fillestar i do disa këshilla.
Eneda Tarifa: Gjëra shumë të vogla sepse është ai…
Gent Lasku: “Do të formosh karakterin tënd”, tha, ktheu shpinën dhe ia futi gjumit. Bëj shaka, jo.
Marina Vjollca: Vazhdo tekstin e këngës së Enedës “të dy jemi afër në greminë, vetëm unë po bie shpirti im, a do të ma zgjasësh…”
Gent Lasku: “Zgjasësh dorën”.
Marina Vjollca: Po kisha tre alternativa: këmbën, zemrën apo dorëën?
Gent Lasku: Dorën moj, zemrën e kam unë, e kam te xhepi. Unë jam pak më i avantazhuar.
Marina Vjollca: Sigurisht, hitet e Enedës kush s’i di.
Eneda Tarifa: Unë flas o shpirt, t’i them të gjitha, ti s’m’i ke thënë të gjitha.
Gent Lasku: E di kush është më e bukura? U zgjua një ditë, unë i shoh gjërat pozitivisht se jam tipi, u zgjua kështu si e sikletosur dhe më thotë “pashë një ëndërr”, më tha mua. Ishim bashkë, “po”. Të kam thënë që jam njeriu i ëndrrave, i thashë./tvklan.al