Shtohet lista e bizneseve që rifillojnë punën
Të hënën e 27 Prillit, fasha orare për daljen për pazare e marrë në portalin e-Albania do të jetë 120 minuta. Ministrja e Shëndetësisë ka bërë publike dhe listën e bizneseve që do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre nga kjo javë, por me kushtin që të respektojnë protokollet e miratuara për masat anti-Covid.
Nga e hëna nis të pilotohet dhe lëvizja e lehtësuar në zonat e cilësuara të gjelbra ku aktualisht numri i të prekurve me Covid-19 është tepër i ulët ose nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar.
Qeveria është duke hartuar dhe strategjinë për hapjen e sezonit të ri turistik si dhe për ecurinë e procesin mësimor në shkolla dhe universitet, nëse do të vijojë online deri në mbyllje të vitit akademik për t’ju rikthyer bankave të shkollave në Shtator apo nëse do të hapen në muajin Maj.
Tv Klan