Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i shoqëruar nga kryesia e kësaj partie ndodhej mes elektoratit të komunave Sllovë dhe Fushë Çidhën për të shpalosur programin elektoral të Partisë Republikane dhe mbështetjen e saj për kandidatët e përbashkët.
Fatmir Mediu: “Duhet të mbështesim biznesmenin e shquar zotin Ramazan Kaza në mënyrë që ti japim Sllovës të gjitha mundësitë që ajo ofron. Të japim sinjalin e ndryshimit, sinjalin e shpresës, të vrasim vuajtjen dhe mjerimin që na ka sjellë kjo qeverisje e korruptuar dhe e inkriminuar dhe kjo është dita që ne duhet të jemi sëbashku”.
Mediu theksojë edhe njëherë me forcë domosdoshmërinë e kthimit të pronës tek pronari i ligjshëm.
…
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale e Shqipërisë, Paskal Milo, zhvillojë takime në qytetin e Laçit ku ka paraqitur kandidatët e kësaj partie për pushtetin vendor në këto zona. Në këto takime ndër të tjera Milo ka thënë se Demokracia Sociale e dalë tashmë në skenën Shqiptare është me një vizion të qartë dhe bashkëkohor.
Paskal Milo: “Ne jemi një parti politike e re, por asnjëherë e reja nuk duhet paragjykuar, e reja ka me vete atë që nuk ka e vjetra, ka rininë moshën e artë dhe ka mbi të gjitha freskinë”.
…
Dje nga qyteti i Shëngjinit kreu i demokristianëve bëri thirrje për hartimin e një strategjie për turizmin Shqiptarë e cila të miratohet në parlament dhe të mos ndryshohet sa herë ndryshohen qeveritë. Shqipëria ka resurse të mëdha në turizëm, por nuk shfrytëzohen pasi qeveritë e këtyre viteve kanë pasur si qëllim vetëm ta coptojnë zonën turistike për interesa private.
Nikoll Lesi: “Shëngjini dhe gjithë zona bregdetare e Shqipërisë ka nevojë për një ligj që të miratohet në parlament, strategjia e turizmit Shqiptarë, ligji të ketë afat mbi 50 vjet që të financohet nga pozita dhe opozita dhe kushdo që të vihet në pushtet, qoftë PS apo PD, të mos e ndryshojë strategjinë e turizmit. Të ikin qeveritë, por strategjia për turizmin Shqiptarë të mbetet në fuqi”.
…
Drejtuesit e Partisë Lëvizja e Legalitetit dega Tiranë vazhdojnë intensivisht takimet me elektoratin në minibashkitë e kryeqyetit dhe komunat e rrethit të Tiranës. Në komunën e Bërzhitës drejtuesëve të lartë legalist dhe kandidatit për kryetar komune ju rezervua një pritje e mrekullueshme nga zgjedhësit.
Ekrem Spahiu: “Por realisht ju gjatë këtyre 13 vjetëve vetëm jeni të mashtruar, sepse këtë komunë e kanë drejtuar prej vitesh socialistët, ato që drejtojnë komunën tuaj, drejtojnë dhe pushtetin qëndror”./tvklan.al