Drini Zeqo: “Ju përshëndesim të gjithëve jemi larguar për pak minuta nga studioja jonë qendrore në qytetin e Vlorës, nga ku kemi transmetuar që në orët e parë të mëngjesit të sotëm, zhvillimet më të fundit që vijnë lidhur më zgjedhjet e përgjithshme që po zhvillohen pikërisht këtë 28 qershor. E po mos ta dinit që sot është 28 qershori, vështirë ta besonit që në këtë atmosferë të mrekullueshme që mbizotëron këtu po zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme.”

Ornela Bego: “Menjëherë pasi shiu pushoi të gjithë qytetarët që kryen detyrimin e tyre qytetar, pra hodhën votën e tyre në këto zgjedhje kaq të rëndësishme për vendin, tani siç e shihni i janë drejtuar plazhit.”

Drini Zeqo: “Në kontaktet që ne patëm ata në tregun se pasi kanë votuar i janë drejtuar plazhit, ndërkohë që ka gjithashtu edhe një fluks njerëzish që kanë ardhur dhe nga qytete të tjera të cilët përfitojnë nga koha e mirë për t’iu drejtuar  detit.”

Ornela Bego: “Është shumë e rëndësishme që sot Shqipëria ndodhet në një ditë normale në një weekend të zakonshëm, madje tepër turistik për qytetin e Vlorës.”

Drini Zeqo: “Ne edhe shumë pak do rrimë këtu pasi na duhet që ti kthehemi punës tonë për të sjellë intervistat më të fundit, lajmet më të fundit dhe zhvillimet që vijnë nga qarku i Vlorës.”

Drini Zeqo: “Si iu duk atmosfera në qytet? Po tani që keni ardhur në plazh si është?”

Qytetarja: “Mirë, por qetësi normalisht. Si ditë e diel duhet të kishte më shumë njerëz, por gjithsesi mirë, në përgjithësi mirë.”

Drini Zeqo: “Juve keni ardhur këtu në plazhin e Vlorës për të pushuar, po konstatova që ju edhe keni votuar siç na thatë edhe ju. Na tregoni diçka më shumë?”

Qytetari: “Gjëja e parë që bëra që në mëngjes vajta votova dhe pas asaj shyqyr që pushoi shiu të bëjmë edhe plazhin. Unë kam ardhur nga Amerika, New York.”

Drini Zeqo: “Prej sa vitesh jetoni?”

Qytetari: “Prej 10 vitesh.”

Drini Zeqo: “Votuat sot?”

Qytetarja: “Jo akoma, nuk e di në qoftë se do shkoj më vonë, në një moment të dytë.”

Drini Zeqo: “Kartën e ID e keni bërë?”

Qytetarja: “Jo kam pasaportë.”/tvklan.al