Lajme Arkiva 2003
Kur edhe një pjesë të gjatë mund të bojkotojnë votimet në Gjirokastër, duhet të ngrihen e të votojnë edhe 1700 të vdekur emrat e të cilëve figurojnë në listat e zgjedhësve. Në gjendjen civile thonë se është faji i familjarëve që nuk kanë bërë çregjistrimin.
Në prefekturë për çregjistrimin e këtyre personave shpresoj në komisionin që do të ngrihet sipas vendimit të këshillit të ministrave, por kjo procedure do të zgjasë deri në dhjetor të viti 2004, pra për këto zgjedhje nuk ka zgjidhje.
“Në muajin shtator ka filluar evidentimi i personave për të cilët ka të dhëna se sa kanë vdekur dhe do të vazhdojë ky proces që të përfundojë me të gjithat procedurat përkatëse që kërkohen qoftë ndërmjet familjarëve të këtyre personave qoftë nëpërmjet procedurave me gjykatën dhe me vendime gjyqësore, ky proces përfundoi në fund të muajit dhjetor 2004”.
Ndërsa komisioni i zgjedhjeve në këtë qytet mendon se fajin e kanë partitë politike konkurruese në zgjedhje që nuk e kanë ngritur këtë shqetësim nëpërmjet shkesave zyrtare.
“Por ne nuk kemi informacion se kush janë këta njëherë. Si të reagojmë ne kur këtë numër e di gjendja civile. Duhet të vijë vetë personi i interesuar për të bërë një çregjistrim të tillë. Domethënë mund të vijë njeriu i afërt i këtij të vdekuri. Mund të vijë një forcë politike që është e interesuar për ti çregjistruar këta, mund të vijë një subjekt zgjedhor, mund të vijë edhe një institucion i interesuar për të bërë ç’regjistrime të tilla. Nuk është detyrë e komisionit zgjedhor të qeverisjes vendore të Bashkisë Gjirokastër, për të bërë çregjistrimet e të vdekurve”./tvklan.al