Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë ka hedhur shortin për renditjen numerike të partive politike në fletën e votimit për zgjedhjet parlamentare të 9 Shkurtit 2025.
Numrat e subjekteve politike në fletëvotime janë nga 111 deri në 138. Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1280 kandidatë.
Në fletëvotim, qytetarët do të mund të zgjedhin një subjekt politik dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë.
Ky është një ndryshim pas miratimit të ligjit të ri për zgjedhjet. Në të kaluarën, qytetarët kanë pasur mundësinë të zgjedhin deri në pesë kandidatë.
Secila parti e certifikuar mund të ketë deri në 110 kandidatë në listën zgjedhore.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partnerët e saj të koalicionit – 137
Barazia e serbëve të Kosovës – 120
Demokracia Serbe – 116
Iniciativa Qytetare – 126
Koalicioni për Familjen – 129
Koalicioni ynë boshnjak – 121
Lidhja Demokratike e Kosovë – 124
Lëvizja Popullore Serbe – 133
Lëvizja Vetëvendosje dhe Guxo – 118
Lista Serbe – 112
Partia e Ashkalinjëve për Integrim – 123
PDAK – LPB – 125
Partia Demokratike e Kosovës – 131
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – 114