Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër vijon të rritet. Bashkia e Shkodrës në të dhënat e publikuar sot njofton se janë 2065 tokë që janë nën ujë, ndërkohë që një ditë më parë sipërfaqja e përmbytur ishte 1450 hektarë.
Sipas përllogaritjes 508 hektarë janë tokë e pakultivuar, 1430 hektarë foragjere të dyta, 60 hektarë grurë, 37 hektarë grurë dhe 10 pemtore dhe sera. Po ashtu mësohet se rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me varkë lundruese, pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 metra.
Bashkia njofton se ujësjellësi Oblika 1, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit dhe furnizimi me ujë i këtij fshati bëhet nga Ujësjellësi i Shkodrës.
Një tjetër problem që është shkaktuar nga shirat është dhe gërryerja e tokave bujqësore nga rritja e nivelit të ujit në lumin Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë dhe në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Bashkia kërkon mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë për Njësinë Ana e Malit dhe Dajç./tvklan.al