Zgjerohet harta e turistëve të huaj që i drejtohen atraksioneve turistike të vendit tonë. Mëse 600 turistë elitare nga Izraeli, kryesisht femra të suksesshme në politikë apo biznes, sapo kanë nisur një tur me makina “off-road” në Alpet e Shqipërisë.
Nada Kallçiu: “Impaki i këtyre ndërmarrjeve është i dukshëm, gjë e cila ka sjellë për pasojë rritjen e volumit turistik të drejtuar drejt Shqipërisë si dhe zgjerimi i interesit të shumë tregjeve të tjera të cilat priten të gjerojnë turistët drejt vendeve tona. Ashtu sikurse po prodhon edhe me atë të Izraelit.”
Grupet e turisteve izraelite, për rreth një javë do të kenë mundësi të njihem me turizmin malor atë të aventurës si edhe traditën shqiptare në veri të vendit. Këto grupe do të vazhdojnë të vijnë periodikisht përgjatë gjithë verës.
Elton Noti: “E veçanta e këtij turi është se për herë të parë në këtë tur do marrin pjesë vetëm gra. Shqipëria në këtë edicion të 11 të këtij turi nga Izraeli është përzgjedhur zona e Alpeve të Shqipërisë. Një zonë që vitete e fundit po shfaq gjithmonë e më shumë interes si nga turistët që vijnë më mënyrë individuale në Shqipëri ashtu edhe nga agjencitë turistike të huaja në bashkëpunim me agjencitë turistike shqiptare.”
Pavarësisht krizës botërore që pritet të mos kursejë edhe industrinë e udhëtimeve, drejtues së ministrisë tonë të turizmit garantojnë se nëpërmjet fushata reklamuese në mediat ndërkombëtare dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve nga bizneset pritëse turistike, këtë vit numri i turistëve të huaj në Shqipëri do të vijojë të rritet./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro