Zhduket pa lënë gjurmë avokati Besnik Muço. Ai ishte nisur në datën 2 Nëntor nga porti i Durrësit për të mbërritur në Bari.
Prej asaj dite, 54-vjeçari ka humbur kontaktet me bashkëshorten që e priste në Itali.
Ishte fillimisht bashkëshortja që bëri denoncimin tek autoritetet italiane për të verifikuar nëse Muço ka zbritur në portin e Barit.
Ditën e sotme ka bërë denoncimin në policinë e Durrësit edhe vëllai i avokatit.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Tv Klan