Një studente 19-vjeçare në Universitetin e Kentucky është zhdukur mbrëmjen e së shtunës në Izrael, pak ditë para se programi i saj veror të përfundonte.

TeNiya Nora Jones dhe dy studentë të tjerë u nisën për të notuar në Mesdhe pak pas mesnatës, kur u përballën me rrymat e forta të detit.

 

Sipas Daily Mail, dy miqtë e saj dolën në breg ndërsa Jones nuk është parë që atëherë. Vetëm disa orë para zhdukjes, Jones postoi në internet foto ku kishte veshur një kostum banjoje, në plazhin e Tel Aviv.

Presidenti i Universitetit të Kentucky Eli Capilouto tha në njoftimin për shtyp se Jones ishte ndarë nga grupi i shtatë i studentëve në universitet.

Capilouto tha se zyrtarët e universitetit me programin e udhëtimit jashtë vendit po punojnë për të transportuar menjëherë familjen e Jones në Tel Aviv./tvklan.al