Lajme Arkiva 2003

Është mbledhur Konferenca e 10 e Partisë Socialiste për Tiranën rreth ku i deleguar nga kryeministria ishte Ministri i Ekonomisë Arben Malaj. Nga kjo konferencë përzgjidhen 24 delegatët që do të marrin pjesë në kongresin e 12 Dhjetorit. Konferenca nuk u ndalua nga asnjë prej kandidatëve për kryetar.

Në analizën për rezultatin e dobët të zgjedhjeve lokale, pjesëmarrësit vlerësuan se abstenimi i elektoratit erdhi si pasojë e qejfmbetjeve dhe pakënaqësisë për të zgjedhurit nga kryesia, mosrealizimi i premtimeve gjatë mandatit të mëparshëm 3-vjeçar, nga sorollatjet dhe burokracitë për çështjen e pronave si dhe paaftësia për të kapërcyer pengesat në shërbimin shëndetësor, ujësjellës-kanalizime, sistemin energjetik dhe atë arsimor./tvklan.al