Klosi: Festa lokale në çdo zonë turistike!
“Mjalt Fest” këtë vit është zhvilluar në Himarë. Dhjetëra prodhime të mjaltit në këtë zonë janë ekspozuar në pedonalen e këtij qyteti për turistët, jo vetëm për t’i treguar atyre specialitetet e kulinarisë së bregdetit të jugut, por dhe për të stimuluar biznesin lokal.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi tha se festa të tilla lokale do të organizohen në çdo zonë turistike.
“Ne do të vazhdojmë gjatë gjithë sezonit për të organizuar së bashku me pushtetin lokal kudo festa të tilla, ku ka atraksion turistik pasi mendojmë që është shumë e nevojshme që Shqipëria të shoqërohet edhe me këto produkte dhe turistët që vijnë në Shqipëri përveç se të ndiejnë mikpritjen shqiptare”.
Blendi Klosi tha se orientimi i turizmit vendas duhet të bëhet drejt prodhimeve shqiptare, të cilat do të shtojnë atraksionin për vizitorët që vijnë.
Tv Klan