Brunilda Berbi, 33 vjeç, është duke aplikuar për një vend pune si kontabiliste pranë një kompanie private.
Ajo po intervistohet për te fituar një nga 170 vendet e reja te punës, te ofruara nga rreth 30 biznese private ne panairin e punës, i organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.
Presidenti i bordit i Dhomës Amerikane te Tregtisë, Philip Bay, ne hapje te panairit qe këtë vit mbërrin me një oferte punësimi dy here me te larte se panairi i një viti me pare, theksoi se pavarësisht se ne gjithë boten po shkurtohen vende pune si pasoje e krizës ekonomike, ne Shqipëri bizneset po hapin vende te reja.
Philip H. Bay: “Sot ne ofrojmë zyrtarisht 170 vende pune. Në rajon dhe në Evropë shoqëritë dhe kompanitë janë duke pushuar njerëz nga puna, ndërsa në Shqipëri ne po punësojmë njerëz. Shqipëria është e hapur për biznes”.
I pranishëm ne këtë aktivitet ishte edhe kryeministri Berisha, i cili garantoi bizneset për mbështetje te mëtejshme, shkurtim taksash dhe heqje barrierash.
Kreu i ekzekutivit premtoi se gjate 4 viteve ne vijim do te dyfishohet numri i vendeve te reja te punës nga kompanitë private, e nxitur kjo nga politikat lehtësuese qe ka ofruar dhe do te ofroje qeveria.
Sali Berisha: “Në rast se qeveria në administratë shkurtoi me 30% vendet e punës biznesi punësoi rreth 80 mijë punonjës të përhershëm në sipërmarrjet e tyre. Premtimi dhe zotimi im është që gjatë katër viteve që vijnë ky numër të dyfishohet.”
Panairi i punës që organizohet në Tiranë për të nëntin vit radhazi synon gjetjen e profesionistëve, por edhe kuadrove të rinj nëpërmjet ofrimit dhe vendeve të punës nga bizneset për kategori të tilla si ekonomistë, juristë, arkitektë, inxhinierë e të tjerë./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro