Vdekshmëria neonatale në Shqipëri vazhdon të jetë një problem shqetësues. Një 1 mijë lindje të gjalla në Shqipëri, 11 bebe vdesin.
Kjo shifër alarmante u bë publike nga drejtori i Shëndetit Publik, Alban Ylli, i cili duke iu referuar të dhënave paraprake të studimit të parë demografik e shëndetësor në vend, ku shpreh se rrezik real mbetet edhe kequshqyerja e fëmijëve.
Alban Ylli: “Vdekshmëria tek foshnjat deri 1 muaj vazhdon ngelet rezistente është rreth 10-11 për 1 mijë lindje të gjalla. Kurse përsa i përket vdekshmërisë foshnjore kishim po themi para 10 vjetëve 25/1000 dhe e kemi në shifrat të paktën për 2-3 vitet e fundit 16-18/1000. Të dhënat, indikatorët tregojnë një përmirësim të dukshëm, pra nëse para 10 vitesh kishim 1 në 3 fëmijë shqiptar me probleme të kequshqyerjes, sot këto shifra janë 1 në 10.”
Ndërkaq Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, vlerësoi studimin e parë demografik si shumë të rëndësishëm për menaxhimin e fondeve.
Petrit Vasili: “Është studimi i parë shumë i rëndësishëm që bëhet në këtë nivel, i cili jep të dhëna shumë të qarta se në ç’mënyrë do të orientohet sistemi shëndetësor. Na shkëput njëherë e përgjithmonë nga empirizmi qoftë në shpërndarjen e investimeve, qoftë në shpërndarjen e burimeve njerëzore dhe shërbimeve shëndetësore dhe na fut në rrugën e planifikimit të tyre. Thënë me fjalë të thjeshta mos të shpenzojmë para dëm atje ku nuk duhet në shërbimin shëndetësor.”
Ky studim do të ketë edhe të dhëna të sakta me edukimin e nënave, planifikimin familjar, mbulesën e vaksinimit etj. Studimi pritet të përfundojë dhe do të publikohet në Janar të vitit 2010./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami