Palët në bisedime prej disa javësh
Zinedine Zidane mund të bëhet trajneri i shtatë i PSG nën mandatin e sheikëve të Katarit. Kjo u konfirmua nga prestigjiozja Le Parisien, duke siguruar që kontaktet mes palëve ka disa javë që kanë nisur, madje konfirmohet të ketë patur një takim në Royal Monceau, një nga hotelet më luksoze në Paris. Në tavolinën e bisedimeve ishin Leonardo dhe Jean-Claude Blanc, menaxher i përgjithshëm i PSG që e njeh mirë Zidane.
Ideja e PSG-së, është që Zidane të bëhet trajner në sezonin e ardhshëm. Sa i përket Pochettino-s, pasiguria vazhdon të mbretërojë. Një burim pranë PSG-së konfirmoi për Le Parisien se negociatat kanë avancuar ditët e fundit, por mbetet për t’u parë nëse ato do të përshpejtohen në orët në vijim. Trajneri nuk mundi të konfirmonte dje nëse do të vijojë në fazën eliminatore të Champions League dhe thashethemet që e çojnë atë te Manchester United vazhdojnë të qarkullojnë në Angli.
Takimi i parë mes dy palëve PSG dhe Zidane, u zhvillua në verën e këtij viti. Tekniku sapo ishte larguar nga Real dhe kishte nevojë për disa muaj pushim. Por në horizont është pozicioni i trajnerit të Kombëtares Franceze, i cili ka të ngjarë të mbetet vakant pas Botërorit të Katarit, pasi gjithçka tregon se Deschamps nuk do të vazhdojë.
Tv Klan