Manchester United ka bërë goditjen e radhës në merkaton e verës. Joshua Zirkzee do të jetë pjesë e “djajve të kuq” për 5 vitet e ardhshme. Sulmuesi holandez bashkohet kështu me United për shifrën e 42.5 milionë eurove për t’u larguar nga Bolonja, kuotë që do të paguhet përgjatë 3 viteve të ardhshme.
23-vjeçari pati një sezon të shkëlqyer me klubin e Serie A sezonin e kaluar, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Bolonjës me 11 gola dhe pesë asistime, duke i siguruar klubit një vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
United e përfundoi sezonin e kaluar në vendin e tetë në kampionat, për të qenë edhe sezoni më i keq në elitën e futbollit anglez. Gjithsesi, triumfi në FA Cup shpëtoi sezonin për të garantuar një biletë në fazën e grupeve të Europa League.
Klan News