Një zjarr ka rënë në oborrin e një banesë në fshatin Kaninë të Vlorës. Policia bën të ditur se si pasojë e zjarrit është djegur një automjet tip “Opel” dhe një motomjet të cilat ishin në pronësi të pronarit të banesës.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.


Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak/ Rreth orës 02:00, në fshatin Kaninë, në oborrin e banesës së shtetasit Xh. K., ka rënë zjarr dhe janë djegur një automjet tip “Opel” dhe një motomjet, të dyja në pronësi të tij.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.


/tvklan.al