Zona pranë hidrovorit në Tale të Lezhës është përfshirë nga një zjarr. Fare pranë flakëve ndodhen edhe disa banesa, të cilat mund të rrezikohen nëse zjarri përhapet.

Deri tani mësohet se është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre.

Zjarrëfikset janë në vendngjarje dhe po punojnë për lokalizimin e flakëve. Ende nuk ka të dhëna për shkaqet e zjarrit./ABC News