Flakët po u afrohen zonave të banuara
Prej 4 ditësh flakët e zjarrit mbeten aktive në pyllin me pisha të Drenies që ndodhet në kufirin e 3 bashkive, Roskovecit, Patosit dhe Mallakastrës.
Forcat zjarrfikëse e kanë pasur të vështirë ndërhyrjen për shkak edhe të terrenit të thepisur. Zjarrfikësit thonë se deri tani janë shkrumbuar rreth 100 hektarë me pisha dhe se situata është e rëndë. Ata kërkojnë që të ndërhyhet sërish nga ajri pasi flakët po u afrohen zonave të banuara duke rrezikuar edhe disa shtëpi.
Të shtunën ndihmoi për fikjen e zjarrit edhe një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes. Shkaqet e zjarrit masiv janë ende të paqarta ndërsa specialistët thonë se hetimet janë duke vijuar.
Tv Klan