Lajme Arkiva 2003

Bashkëpunim në luftën kundër trafiqeve, liberalizim i plotë i lëvizjeve të qytetarëve dhe hapje e pikave të reja të kalimit kufitar për të ndihmuar edhe tregtinë e lirë janë çështjet e diskutuara me zëvendës kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Ilir Meta dhe zëvendës kryeministrit të Maqedonisë Musa Xhaferi.

Mes të dyja palëve është parë mundësia e ndarjes së eksperiencave për decentalicimin e pushtetit, reformave në administratë dhe arsim. Zëvendës kryeministri Xhaferi synon komunikim më të mirë. Te qeveria shqiptare ai vlerëson mbështetjen që i është dhënë Maqedonisë në situata të vështira gjithashtu ai kërkon bashkëpunim ekonomik më të avancuar.

Musa Xhaferi: Duke insistuar që ta shfrytëzojmë në mënyrë racionale potencialet energjetike infrastrukturore dhe ujore në mes të dy vendeve dhe duke pasur parasysh kontributin e përhershëm të shteti shqiptar për implementim të marrëveshjes së Ohrit si të vetmen zgjidhje për një bashkëjetesë stabile.

 Raporti që po zhvillojnë të dyja qeveritë është cilësuar si angazhim i përbashkët për integrimin në Bashkimin Evropian dhe NATO./tvklan.al