Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma mbërriti në Shqipëri këtë të mërkurë.

Ai do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë ku pritet të diskutojë përparimin demokratik të Shqipërisë, aftësitë mbrojtëse dhe thellimin e lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara.

Verma do të falenderojë qeverinë shqiptare për mbështetjen e vazhdueshme ndaj aleatëve afganë. Ai do të ofrojë mbështetje për integrimin e shpejtë të vendit tonë në institucionet europiane.

“Sapo mbërrita në Shqipërinë e bukur! I lumtur që të nis vizitën time dhe të punoj me partnerët tanë në forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre që janë në nevojë”, tha Verma./tvklan.al