MAS: Në Shtator rikthehen në bankat e shkollës
Viti shkollor u mbyll për këtë vit dhe 3 muajt e fundit nxënësit nuk u ulën në bankat e shkollës duke aplikuar mësimin në distancë. Por jo të gjithë kanë pasur mundësi të merrnin mësimet në këtë mënyrë.
Dy prej tyre janë, motrat Fabiola dhe Albina nga fshati Savër i Lushnjes. Njëra në klasë të 6-të dhe tjetra në të tretë nuk kanë as telefon, as tablet dhe as internet në shtëpinë e tyre.
Në Ministrinë e Arsimit thonë se në të gjithë vendin janë 10 mijë nxënës që nuk kanë pasur akses në mësimin online.
“Na rezulton që rreth 10 mijë fëmijë nuk kanë patur mundësi në të gjithë siistemin parauniversitar, për t’u loguar. Këta janë fëmijë që vijnë nga grupe vunerabël, fëmijë me vështirësi në termat social-ekonomikë, në zona të thella ruarale”.
Por si do të zhvillohet mësimi në Shtator?
“Të gjithë protokollet jo vetëm shëndetësore, por edhe protokollet e organizatave të fuqishme, që merren me arsimin ecin me skenare të mundshëm, për t’iu rikthyer mësimit ballë për ballë, i cili është një prodes normal. Por edhe nëse do të kemi një valë të dytë, ne të jemi të përgatitur për mësimin online”.
Për shkak të zhvillimit anormal të procesit të mësimit, vlerësimi i marrë gjatë mësimit online tre muajt e pandemisë do të ketë një peshë minimale në notën përfundimtare.
Tv Klan