Në përkujtim të 10 vjetorit të sulmeve të NATO-s në Serbi, presidenti serb Boris Tadic e ka konsideruar bombardimin një gabim. 10 vite më vonë në të gjithë Serbinë do të dëgjohen sirena dhe zile, ndërkohë që shumë njerëz dhe politika do të bëjë homazhe në varrezat e të vrarëve.
Po ashtu ministri serb u mbrojtjes Dragan Shutanovic tha, se ngjarjet e ndodhura 10 vite më parë ishin vendimtare për marrëdhëniet mes palëve. Sipas tij Serbia është i vet,mi vend që po shkon drejt Bashkimit Evropian, por megjithatë nuk ka mundësi për të hyrë në NATO. Për diplomatin Volfan Petric, konferenca e Rambujesë ka qenë një shans i humbur. Sipas tij problemi i Kosovës është komplikuar vitet e fundit në Serbi edhe më shumë. Kjo ka bërë që të zvarritet dhe vendosja përfundimtare e paqes në rajon./tvklan.al