Zgjedhjet e 11 majit në Serbi qartësuan më tepër ndarjen e politikës në dy kampe. Në njërin krahë qëndron koalicioni pro perëndimor i udhëhequr nga Partia Demokratike e Boris Tadic, ndërsa në tjetrën Partia Demokratike e Serbisë e Vojislav Koshtunicës. Përpjekjet e të 2 palëve po zhvillohen në kuadër të formimit të qeverisë së re dhe zgjedhjes së kryeministrit.
Në dukje negociatave për formimin e koalicioneve për të siguruar shumicën e nevojshme në parlament me 127 vende janë të vështira, por sot kur kanë kaluar 2 ditë nga zgjedhjet si Tadic ashtu dhe Koshtunica janë vënë përballë njëri-tjetrit.
Koalicioni për një Serbi europiane i cili sigurojë 103 vende në parlament ka gjasa të krijojë një bazë të fortë politike fal bashkëpunimit dhe me partitë etnike. Ndërsa PD e Koshtunicës që përfitojë 30 vende, po ngre themelet e një koalicioni me radikalet e Tomislav Nikolic, me të cilat ka nisur negociatat një ditë pas zgjedhjeve duke siguruar kështu rreth 107 vende në total.
Përfshirja e PS të ish-presidentit Slobodan Milloshevic në koalicion do të përjashtonte përkrahësit e presidentit Tadic. Në bazë të kushtetutës së Serbisë partitë politike kanë 90 ditë kohë për të formuar qeverinë e re dhe nëse kjo nuk ndodh brenda 60 ditëve shpallen zgjedhje të reja./tvklan.al
Gazetare: Justina Tufa