Në raportin e përfaqësuesit të posaçëm të sekretarit të përgjithshëm Ban Ki-Moon është përmbledhur në 13 pika e gjithë situata tremujore në Kosovë. Në këtë raport thuhet se gjatë kësaj periudhe UNMIK-u ka mbështetur minoritetet për të lehtësuar dialogun dhe marrëdhëniet rajonale.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian dhe EULEX kanë vazhduar të luajnë një rol të rëndësishëm brenda kornizës së rezolutës 12/44 së Këshillit të Sigurimit. UNMIK-u dhe EULEX-i së bashku me KFOR-in kanë shkëmbyer marrëdhënie të rregullta duke u koordinuar në mënyrë të efektshme në nivele strategjike dhe operacionale. Zgjedhjet dhe situata postzgjedhore është vlerësuar e qetë përkundër disa incidenteve, gjithashtu edhe siguria, si një prej pikave kryesore të raportit është vlerësuar e qetë, por e brishtë.
Në raport thuhet se përfaqësuesi special ka mbajtur kontakte të rregullta edhe me përfaqësuesit më të lartë të shtetit të Kosovës, Presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Gjatë përpilimit të raportit përfaqësuesi special Lamberto Zannier është takuar edhe me Presidentin Boris Tadic me ndërmjetësimin e zyrës së Kombeve të Bashkuara në Beograd.
Pavarësisht bashkëpunimit me të dyja palët pajtimi ka rezultuar i vështirë në disa fusha si drejtësia, doganat dhe trashëgimia kulturore. UNMIK ka vazhduar përpjekjet e saj për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme me qëllim për të mbrojtur trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë dhe në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar janë vënë në kërkim të një formule e cila sipas raportit ka arritur progres në këtë fushë. Në raport është prekur edhe situate në veri të Mitrovicës për të cilën thuhet se nuk ka më tensione ndëretnike. Në pikat e tjera për të cilat do të debatohet në OKB do të flitet edhe për trashëgiminë kulturore, të drejtat e njeriut dhe decentralizimin./tvklan.al
Gazetare: Silvi Bardhi