Ndërtimi do të jetë një nga sektorët që pritet të ketë rritjen më të madhe këtë vit. Sipas të dhënave të INSTAT gjatë 3 muajve të parë të 2017-ës janë dhënë gjithsej 101 leje ndërtimi, një rritje me afro 140% krahasuar me një vit më parë.
Kryeqyteti renditet i pari që do të nisë zhvillimin e godinave të reja me 41 leje të miratuara. Gjithsej sipërfaqja që do të ndërtohet është 92 mijë metra katrorë, ku përqindjen më të madhe e zenë rezidencat e banimit.
Vlera e përafërt që pritet të investohet nga lejet e miratuara arrin në 110 milion dollarë.
Tv Klan