Në 24 orët e fundit, janë shënuar 11 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon se janë kryer 363 testime, ndërsa janë shëruar 19 qytetarë. Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 363 testime, nga të cilët 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

Nga 3 qytetarë në Tiranë, Vlorë, Fier, nga 1 qytetarë në Durrës, Himarë.

Janë 187 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,169 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al