Veliaj: 2021 është viti i rimëkëmbjes
3 familje në Pezë kanë marrë dokumentet e pronësisë së shtëpisë së rindërtuar pas tërmetit të 26 Nëntorit. Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkikau i Tiranes Erion Veliaj thanë se dhe 150 familje të tjera do hynë në shtëpi të re në këto dite të fundit të 2020.
“Para ardhjes së Vitit të Ri do të strehojmë edhe 150 familje të tjera, ndërsa që në ditët e para të Janarit nisim punën për lotet e tjera. Viti 2021 do të jetë viti i rimëkëmbjes! Së bashku me qeverinë dhe ministrin e Rindërtimit do të vazhdojmë ringritjen me pallatet dhe shtëpitë, por do të përfundojmë edhe shumë nga shkollat.
Kemi hedhur themelet për gjimnazin “Sami Frashëri” dhe shkollën në Mangull, por kemi përfunduar shkollat në Lalm dhe Allgjatë. Do të vazhdojmë me shkollat e ndërmjetësuara nga qeveria me qeverinë e Katarit dhe Sllovakisë, siç është shkolla e Pezë Helmesit”.
Veliaj theksoi se gjatë procesit të rindërtimi nuk është paragjykuar askush .
“Nuk është paragjykuar askush, nuk i është kërkuar askujt tesera e partisë, njerëzit nuk janë ndarë në të nënës dhe të njerkës. Jemi shembulli se u shërbejmë me përulësi të gjithëve njësoj”.
Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj u shpreh se qeveria e drejtuar nga kryeministri Rama tregoi përgjegjësi, duke qenë në krye të rindërtimit.
Tv Klan