13 në terapi intensive, 5 të intubuar
Rritet sërish numrit i të shtruarve si pasojë e infektimit me Covid.
Sipas burimeve zyrtare të shtunën në dy spitalet Covid po trajtohen 178 pacientë, prej të cilëve 13 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.
Në dy spitalet Covid, atë në shërbimin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” po marrin shërbim të specializuar edhe dhjetëra qytetarë, të cilët kanë qenë pozitivë me Covid-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Po ashtu nën kujdes mjekësor janë edhe disa pacientë, të cilët rezultojnë Covid negativ me teste, por kane simptomat klinike të sëmundjes.
Tv Klan