Infrastruktura e ujësjellës-kanalizimeve është një nga bazat kryesore për zhvillimin e shumë sektorëve, sidomos atë të turizmit që nga qeveria shqiptare është përcaktuar si një nga prioritetet strategjike.

Këtij pritoriteti i shërben edhe programi “Infrastruktura bashkiake V”, i cili në qytetin e Lezhës synon mes të tjerave furnizim pa ndërprerje me ujë të pijshëm.

“Ky projekt parashikon investim në infrastrukturë, si dhe shërbime inxhinierike dhe mbështetje institucionale prej rreth 18 milion Eurosh. Kjo fazë do të përmbyllë të gjithë investimin për këtë zonë, duke furnizuar me 24 orë ujë qytetin e Lezhës dhe sigurisht dy fshatrat Kakariq-Gocaj, si dhe duke përmirësuar furnizimin me ujë të pijshëm në Shëngjin. Sakaq ky investim do të përmirësojë ndjeshëm parandalimin e situatave të përmbytjeve.”

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, teksa falenderoi përfaqësinë e Bashkimit Europian për financimin e këtyre projekteve, theksoi se falë tyre infrastruktura turistike në Lezhë do të përmirësohet ndjeshëm.

Programi “Infrastruktura Bashkiake V” ka filluar të zbatohet në vitin 2021 dhe do të shtrihet deri në vitin 2027 dhe ka në fokus investimet në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në zonat turistike.

Tv Klan