Mali i Pilurit në Vlorë është përfshirë nga flakët e zjarrit mbrëmjen e sotme.

Korrespondentja e Klan News, Anila Sefa raporton se janë 2 vatra të mëdha zjarri, të cilat dyshohet se janë vendosur qëllimisht nga barinjtë.

Vatra e parë po djeg pjesën perëndimore të malit, ndërsa e dyta ka përfshirë veriperëndimin.

Akoma nuk ka mbërritur zjarrfikësja në vendin e ngjarjes, ndërsa për momentin era po ndikon në përhapjen e shpejtë të flakëve./tvklan.al