Ky vit pritet pritet të hyjë në histori si më i nxehti i shënuar ndonjëherë. Paralajmërimi vjen nga Organizata Botërore Meteorologjike e Kombeve të Bashkuara, që njoftoi se nga Janari deri në Shtator, mesatarja e temperaturave ishte 1.5 gradë Celsius më e lartë se ajo e periudhës para industrializimit në fund të shekullit të XIV.

Në vitin 2015, pothuajse 200 vende të botës u angazhuan për të kufizuar rritjen afatgjatë të temperaturave në 1.5°C, për të shmangur pasojat më të rënda të ndryshimeve klimatike.

Megjithatë, Kombet e Bashkuara theksojnë se ky kufi nuk është arritur ende, pasi ai bazohet në një mesatare afatgjatë dhe jo në një vit të vetëm.

Ndërkohë, shenja shqetësuese përfshijnë rritjen e shpejtësisë së shkrirjes së akullnajave dhe akullit detar, si dhe rritjen më të shpejtë të nivelit dhe temperaturave të oqeaneve.

Këto tregues tregojnë se sa urgjente janë masat që duhen marrë kundër ngrohjes globale. Kjo do të jetë tema kryesore e afro 200 liderëve të vende të botës që mblidhen për dy javë në Azerbajxhan, për samitin e klimës COP29.

Në këtë samit do të diskutohet mbi mënyrat për të frenuar ngrohjen globale përtej 1.5°C, sipas objektivit të Marrëveshjes së Parisit.

Tv Klan