Një 22-vjeçare me iniciale B.L është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës pasi goditi me grushte një infermiere në urgjencën e spitalit të pediatrisë në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Infermierja 35-vjeçare me iniciale G.P u qëllua me grushte nga 22-vjeçarja, pasi kjo e fundit pretendon se infermierja nuk i mbante fëmijën në spital.

Ajo tashmë akuzohet për veprën penale goditje për shkak të detyrës.

/tvklan.al