Me këtë njoftim, Presidenti amerikan Bill Clinton njoftoi mbrëmjen e 24 Marsit të vitit 1999 nisjen e një fushate bombardimesh ndaj ish-Jugosllavisë. Për 78 ditë avionët e aleatëve bombarduan bazat e ushtrisë serbe që ndërkohë po bënte masakra në Kosovë.
25 vjet më pas, aktivitetet në Kosovë kanë qenë të pakta. Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorë të vendeve aleate, bënë homazhe në memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës.
Në një kohë kur aleatët kanë kritikuar shpesh veprimet e qeverisë së Prishtinës, Osmani vlerëson rëndësinë që ka ky partneritet.
“Kosova besoj shumë shpejt do të ulet në NATO, përkrah miqve të cilët na qëndruan pranë në momentet me të vështira”, tha Osmani.
Kryeministri Kurti e ka kujtuar këtë ditë vetëm në rrjetet sociale. 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s e kanë përshëndetur edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani.
Tv Klan