Data 3 Janar do të jetë pushim zyrtar për punonjësit e administratës.

Kështu bashkë me datën 1 dhe 2 Janar, duke bashkuar edhe dy ditët e fundjavës administrata do të jetë 5 ditë pushim, duke u kthyer në detyrë më 6 Janar.

Në një vendim të saj, botuar në Fletoren zyrtare, qeveria sqaron se dita e punës, e datës 3 Janar , do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda gjashtëmujorit të parë 2025.

Klan News