Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Ariu me pushime, mundimi për të hipur për herë të parë në tendë

Një video me humor, tregon “mundimin” e ariut, kur provon të hipë për herë të parë në një tendë, ndërsa ka shkuar me pushime.Videoja, e hedhur në rrjet, është kthyer në virale.

Ka ndërruar jetë prej një viti, nuk mund të çregjistrohet për një shkronjë

Artan Koçi, tregon, se para një viti gruaja e tij, Rudina Koçi ndërroi jetë në Itali. Por kur u bë cregjistrimi, në vend të ç-së, në mbiemër u shkruaj c, sepse italishtja nuk ka ç. Në njësinë numër1, në Tiranë nuk i dhanë asnjë zgjidhje. Prej një viti e ndjera ka mbetur pa u cregjistruar.Gruaja e Artanit trajtohej me kemp, ndaj nepyesim te Posta Shqiptare, zyra postare nr. 30, ku na thuhet, se kempi ka vazhduar 4 muaj pas vdekjes, por më vonë është ndërprerë, sepse nuk është rinovuar dokumentacioni.Ne mësuam, seMinistria e Brendshme ka dy udhëzime, njëri prej të cilëve kërkon, që për të ndjerën të saktësohet shkronja në Itali. Ndërsa i dyti parashikon zgjidhjen në gjykatë.

Prej 14 vjetësh në pritje të legalizimin, Stop ia zgjidh menjeherë

Qytetari Syrja Dylgjeri ankohet në redaksinë tonë për problematikën e tij 14 vjecare, që lidhet me legalizimin. Ai tregon, se kishte bërë vetëdeklarimin e pasurisë që në vitin 2005, pagesën e taksave në vitin 2010, por ende nuk  kishte marrë zgjidhje, për legalizimin e pronës, edhe pse kishte paguar 4 milionë lekë.Ne u interesuam në Kadastër,Tirana Veri dhe komunikojmë me drejtorin Kalanxhi, i cili premton zgjidhje të rastit.E në fakt, pas ndërhyrjes sonë,rasti u shqyrtua, u hodh në sistem dhe u zgjidh.