Qytetari Syrja Dylgjeri ankohet në redaksinë tonë për problematikën e tij 14-vjeçare, që lidhet me legalizimin.

Ai tregon, se kishte bërë vetëdeklarimin e pasurisë që në vitin 2005, pagesën e taksave në vitin 2010, por ende nuk  kishte marrë zgjidhje, për legalizimin e pronës, edhe pse kishte paguar 4 milionë lekë.

Ne u interesuam në Kadastër, Tirana Veri dhe komunikojmë me drejtorin Kalanxhi, i cili premton zgjidhje të rastit. E në fakt, pas ndërhyrjes sonë, rasti u shqyrtua, u hodh në sistem dhe u zgjidh./tvklan.al