316 raste të reja dhe 43 humbje jete, ky është bilanci i COVID në Kosovë në 24 orët e fundit. Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës njofton se janë analizuar 1,652 raste dhe kanë rezultuar pozitiv 312 raste.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 116 raste, Prizren 35 raste, Mitrovicë 23 raste, Gjilan 21 raste, Vushtrri 15 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Gjakovë 10 raste, Lipjan 10 raste, Ferizaj 9 raste, Skenderaj 9 raste, Viti 8 raste, Kamenicë 6 raste, Podujevë 6 raste, Rahovec 6 raste, Dragash 5 raste, Klinë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog, Novobërdë dhe Shtime.
Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Drenas 1 rast (74 vjeç). Ndërkohë numri total i rasteve pozitive është 59.304 raste nga 227.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.482 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 195 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.713 raste. Në ndërkohë, numri i rasteve aktive është 6.109./tvklan.al