Policia vijon kontrollet në terren në zbatim të Aktit Normativ për vendosjen e detyrueshme të maskës nga ana e qytetarëve.
Nga kontrollet, punonjësit e policisë kanë gjobitur qytetarët që u konstatuan pa maskë. Kështu, janë vendosur 341 gjoba me vlerë 30 mijë Lekë të vjetra.
Gjithashtu, në komisariat janë shoqëruar 11 persona në të gjithë vendin, të cilët nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të treguar dokumentin e identifikimit.
Policia e Shtetit njofton se “ka rritur prezenën e shërbimeve të policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin”. Një ditë më parë, në të gjithë vendin u vendosën 171 gjoba për mungesë të maskës nga ana e qytetarëve. /tvklan.al