Pjesë e lotit të parë të Unazës së Madhe
Shemben edhe dy banesa të tjera dykatëshe në Unazë, duke e çuar në 35 numrin në total.
Objektet e shembura në dy aksionet e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit janë në lotin e parë të segmentit rrugor nga rrethrrotullimi i “Shqiponjës” deri tek “Pallati me Shigjeta”.
Ndryshe nga aksioni i disa ditëve më parë, aksioni i IKMT në prezencë edhe të policisë ka qenë i qetë.
Burime nga IKMT bënë me dije se në lotin e parë të Unazës së Madhe janë edhe 10 objekte që do të shemben në ditët në vijim.
Me shembjen e tyre i hapet rrugë edhe ndërtimit të nënkalimit. Ndërsa brenda këtij viti, sipas ARRSH, do të nisin punimet për hapjen e gjurmës së rrugës.
Tv Klan