Pas dy vjetëve mungese, qeveria ka miratuar listën e re të barnave të rimbursueshme. Kësaj liste i janë shtuar 36 medikamente, që trajtojnë diagnoza të ndryshme, ndër të tjera leuceminë apo kancerin.
Ogerta Manastirliu
: “Kemi 36 barna të reja për sëmundjet kronike, për herë të parë futet Herceptina, që i jep zgjidhje trajtimit total për gratë me kancer gjiri”
.
Po ashtu për herë të parë pjesë e listës së barnave të rimbursueshme janë edhe medikamente për trajtimin e demecias dhe alzhamerit, sëmundje që nuk kanë qënë të përfshira më herët në liste për trajtim. Nga kjo listë barnash përfitojnë rreth 500 pacientë në vit.
Tv Klan