Kortezhi me trupin e pajetë të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, mbërriti mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Kakavijës. Për të pritur atë në kufi kishin dalë dhjetëra besimtarë ortodoks të zonës së Gjirokastrës.

Pas Kakavijës kortezhi me arkivolin e Janullatosit ka përshkuar rrugën nacionale ku banorë të fshatrave përreth kanë dalë duke hedhur lule dhe degë dafine.

Ndalesa e vetme që bëri ishte në katedralen “Rringjallja e Krishtit” në Gjirokastër, aty ku u mbajt edhe një meshë e posaçme për nder të Kryepeshkopit Anastas.

Më pas arkmorti me trupin e Kryepeshkopit Janullatos u nis drejt Tiranës, ku pritet të mbërrijë pasditen e sotme.

Tv Klan