Rekord infektimesh me 489 raste të reja
Situata e pandemisë në vendin tonë vazhdon të rëndohet. Në 24 orët e fundit ëeshtë shënuar një tjetër rekord infektimesh. 489 persona kanë rezultuar pozitive me Covid-19. Organet shëndetësore kanë kryer 1954 testime.
Fatkeqësisht 6 persona kanë humbur jetën, më i riu prej tyre një 66-vjeçare nga qyteti i Durrësit. Numri total i personave që kanë humbur jetën është 549. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur së në 24 orët e fundit janë shëruar 165 persona.
Në spitalet Covid gjendja vazhdon të jetë alarmante me 350 të shtruar, 9 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Kryeqyteti është me i prekuri me 89 raste. Në nivele të larta janë Korça, Lushnja dhe Kruja. Që prej fillimit të pandemisë në total janë kryer 135,245 testime, rreth 6%, ose më saktë 23.210 persona kanë rezultuar pozitivë.
Tv Klan