Bashkia e Tiranës vendosi që të dielën e parë të Majit ta konsideronte si dita pa makina në kryeqytet.
Për mbarëvajtjen e kësaj dite qarkullimi i automjeteve u kufizua në disa nga segmentet kryesore në kryeqytet, ndërsa u hartua plani i lëvizjes për mjetet e emergjencës dhe atyre të Policisë së Shtetit.
Në këtë dite, shumica e aktiviteteve për fëmijë dhe të rritur ishin kryesisht përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Por nuk munguan edhe panairet me produktet bio të zonës së Tiranës,
Kufizimi i qarkullimit të automjeteve, në kuadër të zhvillimit të aktivitetit promovues “Tirana pa makina’, ishte nga segmentet e mëposhtme: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish-Hotel Dajti”. Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ura e “Ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
Gjithashtu edhe disa linja të transportit publik devijuan në rrugën “Ibrahim Rugova”. Me konkretisht Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja Nr. 2 “TEG – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni Trenit”.
“Dita pa makina” në Tiranë do të jetë sërish më 1 Qershor sipas planifikimeve të Bashkisë Tiranë.
Klan News