Konferenca e 10 e Partisë Socialiste për Tiranën pas më shumë se 30 orësh ka mbyllur sqeparin duke shpallur emrat e 54 delegatëve që do të marri pjesë në kongresin e 6 të partisë perveç tre anëtarëve të kryesisë, Ermelinda Meksi, Ethem Ruka dhe Spartak Poçi.
Nga kjo listë vihet re se 48 delegatë që kanë fituar janë mbështetës të ish kryeministrit Meta, duke lënë në minorancë të njohurit si mbështetës të kryeministrit aktual Nano.
“Dritëro Agolli, Edi Rama, Musa Ulqini, Leonidha Toska, Besnik Bare, Anastas Angjeli, Fatmira Veizi, Ilir Kokona, Irfan Dashi, Jeta Seita, Luan Zhegu, Fatos Klosi, Luan Shaollari, Luzhjana Abazi, Lili Nushi, Petrit Bare, Përparim Bodinaku, Pandi Sara, Rexhep Meidani, Rexhep Çuko, Monika Kryemadhi, Adnan Qatipi, Roland Celmeta, Afërdita Stefani, Ahemt Cani, Aziz Tahiri,Arjan Kokona,Anita Zaimi, Arben Ahmetaj, Bledar Doracaj, Eva Allushi, Elidiana Canaj, Elvis Mataj, Etleva Bisha, Fatri Sinani, Hysen Binjaku, Laureta Omeri, Hari Llakola, Lumturi Xhezo, Mirela Meko, Saimira Pino, Suzana Grama, Sherif Bundo, Tatjana Selenica, Vjollca Ibro, Vait Kalaja, Blendi Marikaj, Edmond Hoxha, Fatbardha Toto, Shefikat Ngjela, Mirvjena Xhema, Maksim Dhamo, Natasha Toska, Jahe Fida”.
Nga 370 fleta votimi 146 prej tyre janë shpallur të pavlefshme nga komisioni i votimit.
Musa Ulqini: “E vërteta është që ka pasur disa fletë më shumë se normalisht për shkak se kishte një numër shumë të madh kandidatësh, ishte dyfish, ishin 108 emra dhe në disa emra votuesit nuk kanë lënë 54 por kanë lënë 53 ose kanë lëne 46 dhe në qoftë se nuk ishin fiks 54 emra është gjykuar nga komisioni që ajo fletë të shpallet e pavlefshme”.
Kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën tha se nuk ka patur manipulime dhe se janë zgjedhur përfaqësuesit më të denjë për kongresin e partisë. Lidhur me faktin se shumica e delegatëve të zgjedhur janë anëtarë të forumit rinor eurosocialist, Ulqini dha këtë koment:
“Lista është shumë interesante, është shumë shpejt për të bërë një koment dhe e kuptoj shumë mirë përpjekjen tuaj për të nxjerrë konkluzione sa më shpejtë të jetë e mundur, në momentin e parë mund të bëhet ai koment, ajo listë është një listë shumë cilësore, ka brënda personalitetet më të spikatura të Partisë Socialiste”./tvklan.al