Një 54-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm rreth orës 09:50 në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.
Policia thotë se trupi i të ndjerit u get në një kanal me ujë tek kthesa e Fabrikës së Letrës. Viktima është identifikuar nga policia. Ai është me iniciale N.P., banues në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë.
Nga hetimet paraprake dyshohet që 54-vjeçari të jetë mbytur aksidentalisht, pasi ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe nga këqyrja paraprake nuk janë evidentuar shenja të dhunës apo të ndonjë dëmtimi tjetër.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethana të ngjarjes. /tvklan.al