Ajo çfarë paralajmëroi dy ditë më parë nga Tirana Prokurori italian i Antimafias, Federico Cafiero De Raho, ndodhi. Grupe mafioze shqiptare tashmë janë përfshirë në trafikun e kokainës. Të lidhur dhe me mafien në Itali, grupet shqiptare trafikojnë sasi të mëdha kokaine, përveç kanabisit.
“
Krimi shqiptar është shumë i pranishëm në Itali dhe në aleancë të ngushte me Ndraghetën, Sacra Corona Unita dhe grupe të tjera kriminale. Ka një shtrirje në të gjithë bregdetin tonë atë Jonian dhe Adriatik po dhe në pjesën veriore të Italisë . Grupet shqiptare drejtojnë në Itali duke trafikuar drog
ëra
të lehta, por kohët e fundit shqetësim është bërë edhe trafiku i kokainës nga ana e tyre
“.
Kështu u shpreh Prokurori i Antimafias më 26 Shkurt pas takimeve që pati me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme Arta Marku.
Një ditë pas kësaj deklarate të tij, mbrëmjen e 27 Shkurtit në Portin e Durrësit u kap një sasi rekord prej 613 kg kokainë, me vlerë disa miliona Euro. Sasia më e madhe e kësaj lloj droge e kapur në Shqipëri, u gjet e fshehur brenda një kontenieri me banane i ardhur nga Kolumbia.
Agjencitë ligjzbatuese të tre shteteve të Bashkimit Europian njoftuan autoritetet shqiptare për ngarkesën me drogë që u ndalua në Portin e Durrësit, pasi kishte mbërritur tranzit nga Italia dhe Malta. Autoritetet kanë ndaluar dy persona dhe kanë shpallur në kërkim një të tretë. Për këtë operacion hetimet janë duke u kryer nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe sipas disa informacioneve të pakonfirmuara, Policia lokale e Durrësit u nxorr jashtë loje nga frika e rrjedhjes së informacionit.
Trafiku i kësaj sasie të madhe kokaine ndoshta ka qenë arsyeja reale e vizitës në Tiranë të Prokurorit italian të Antimafias, për të informuar palën shqiptare dhe për të koordianuar operacionin
. /tvklan.al