Ka parcela në varrezat e tufinës të mbushura me varre të porsalindurish të cilët kanë ndërruar jetë rreth viteve 70. Janë foshnje që kanë jetuar vetëm disa ditë dhe varret e tyre janë kryesisht të braktisura do të jenë pikërisht këto varre dhe këto eshtra që do të zhvendosen të parat në varrezën murale.
Së bashku me eshtrat e të porsalindurve në varrezat murale do të zhvendosen edhe eshtrat e ushtarëve që kanë humbur jetën në periudhën e mbretërisë. Ndërmarrja funerale ka përllogaritur se janë 7 parcela, eshtrat e të cilave do të vendosen në varrezën murale e cila përfundon në fund të vitit.
Në këto parcela ka edhe varre për të cilat ka ende njerëz të afërm që kujdesen, ndaj është menduar që për zhvendosjen e tyre në varrezën murale të merret konsesnusi i të afërmeve. Një parcelë e përcaktuar për varreza, ka afërsisht vend për 170 varre, dhe në bazë të përllogaritjeve pas zhvendosjses se eshtrave në varrezat murale, në Tufinë do të krijohen hapësirat për 1 mijë e 200 varre.