Një tjetër valë shpërthimesh të pajisjeve personale elektronike goditi Libanin për të dytën pasdite radhazi duke shkaktuar vdekjen e 14 personave dhe plagosjen e 450 të tjerëve.
Kjo video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon momentet e shpërthimit në ditën e mërkurë përgjatë një funerali të organizuar nga Hezbollah për një nga të vrarët e një ditë më parë.
Por në ditën e dytë të shpërthimeve në Liban kësaj here ndodhën kryesisht në pajisjet “Ëalkie Talkie” që përdorin frekuenca radioje për komunikimin mes individëve.
Në lokalitete të tjera të vendit raportohet për shpërthime edhe në panele diellorë.
Ashtu si të Martën, shpërthimet ndodhën në pajisjet që disponoheshin nga anëtarë të Hamasit me pasoja më të rënda.
Pajisjet janë të markës japoneze Icom. Shpërthimet ishin të përqendruara në Bejrut. Në total në dy ditë, numri i të vdekurve shkoi 26 dhe mbi 3 mijë të tjerë u plagosën.
Burime anonime të rangjeve të larta në rajon thanë për agjencinë e lajmeve Reuters se sulmet e të Martës u kryen nga Mossad-i, që kishte vendosur nga 20 gramë eksploziv në pajisjet “Biper” të komunikimit, të cilat Hezbollah i kishte blerë nga një kompani tajvaneze, por të prodhuara në Hungari.
Por qeveria hungareze nëpërmjet zëdhënësit te saj, Zoltan Kovacs, e mohoi të mërkurën vonë se prodhimi i tyre ishte bërë në Hungari dhe se kompania në fjalë ishte ndërmjetëse në tregti pasi nuk ka as godinë të veten dhe asetet e përmendura në këtë shtet.
Tv Klan